Kemi 10-fishuar buxhetin për mbrojtjen”, Rama nga Shkodra: Kishim një ushtri dordolecësh të keqpaguar! Sot ia kemi kaluar Serbisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Shkodra se qeveria ka 10-fishuar buxhetin për mbrojtjen, duke theksuar se Shqipëria ka kaluar një transformim të madh nga ushtria e keqpaguar dhe e keqpajisur që trashëgoi, në një forcë moderne dhe më të mirëpaguar se ajo e Serbisë.

Ai shtoi se investimet dhe planet për forcimin e ushtrisë shqiptare janë të shumta, me ambicien për të arritur pagesa të nivelit të NATO-s.

“28 mln euro jepeshin për mbrojtjen, sot 10 herë më shumë. Ushtri dordolecësh më e keqpaguara në rajon, më e keqpajisura, një i korruptuar i kohës është kandidat i kënetës.
Nuk është vetëm buxheti por të gjitha planet dhe investimet.
Sot kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshirë edhe Serbinë.
Ambicia jonë është ta përafrojmë me pagesat në NATO”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook