“Kush voton partitë e vogla, e bën nga inati i të mëdhave”, Rama: Kur je mes bufit dhe kënetës, kuptohet t’ia japësh votën Agron Shehajt ose atyre të tjerëve

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Lezhë në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, ka vijuar sulmet ndaj Partisë Demokratike duke e quajtur sërish “kënetë”, ndërsa u ndal edhe te partitë e vogla opozitare që garojnë në këto zgjedhje.

Rama tha se, edhe pse partitë e reja si “Mundësia” e Agron Shehajt apo “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt përfaqësojnë sipas tij “interesa të vogla”, vota për to është më e kuptueshme sesa për PD-në.

“Kush shkon hedh vota pas atyre partive faktikisht nuk po hedh vota të realizojë diçka më mirë., e bën nga inati i partive të mëdha, e kuptoj shumë mirë. Me thënë të drejtën, nuk di çfarë të them. Se dhe ai Agron Shehaj, një ballist. Por kur je midis bufit dhe kënetës dhe të del një Agron Shehaj rrugës dhe kjo mund të kuptohet ose hajd se po ia jap këtyre bëhet s’bëhet, por në thelb partitë e vogla janë interesa të vogla. Njerëz me gojë të madhe, por interes të vogël,” u shpreh Rama.

Ai tha më tej se qëllimi i tij nuk është mbajtja e pushtetit për hir të karriges, por për të vazhduar projektet dhe përballjen me historinë politike të vendit.

“Nuk kam asnjë interes përveç betejës me historinë bashkë me ju. Nuk jam të rri në karrige që të flas si bufi,” shtoi kryeministri.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook