E shtunë tepër positive mund të konsiderohet kjo për legjionarët kuqezinj që aktivizohen nëpër Evropë. Mbi të gjithë ai Kristjan Asllani, i shumëpërfolur për një largim të tijin nga Inter në fund të këtij sezoni, Asllani gjithsesi përqëndrohet vetëm në fushën e lojës, teksa ndaj Veronës shfrytëzon në maksimum fanelën e titullarit, për shkak të pezullimit të mesfushorit turk Calhanoglu dhe arrin të shpërblejë besimin e teknikut Inzaghi. Jo vetëm goli i fitores me penallti i shënuar, që mban Interin ende në lojë në garën për titull ndaj Napolit, por një performancë shumë e mirë e mesfushorit elbasanas, që në fund madje u përzgjodh edhe lojtari i ndeshjes, I vlerësuar me notën 7 nga mediat italiane, të cilat shkruajnë:Nëse Inter është ende në lojë për titullin, duhet të falenderojë Kristjan Asllanin. Bënë të mos ndjehet mungesa e Çalhanoglu në fushë, madje edhe nga pika e penalltisë gjuan me gjakftohtësi, duke realizuar golin e fitores.”

Goli i 12 sezonal ndërkohë në Superligën turke për Rey Manaj, që ndaj Galltasarayt realizoi golin e vetëm të sfidës për Sivasspor, pasi ekipi kryesues I Gallatasarayt triumfoi me shifrat 4-1.
Ndërkohë falë barazimit 2-2, skuadra e Bristol Cityt, pjesë e së cilës është edhe mesfushori shqiptar Anis Mehmeti, siguroi një vend për fazën “play off”. Mehmeti u aktivizua vetëm në pjesën e dytë ndaj Preston. Një mundësi shumë e mire për ta pare Mehmetin sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit anlgez.
Ndërkohë që Broja nuk u përzgjodh të luante as një minutë në sfidën e javës së 35 të Premier League, në ndeshjen që Everton barazoi 2-2 ndaj Ipswich.
Vijon forma jo e mire ndërkohë edhe për sulmuesin tjetër të kombëtares Myrto Uzunin, që në futbollin amerikan duket ende I papërshtatur si duhet, Skuadra e tij Austin, mori humbjen e 3 në 4 javët e fundit, teksa u mposht në shtëpi 0-3 ndaj Minesotës, sfidë ku Uzuni u aktivizua për 61 minuta lojë.