Edi Rama, Kryetari i Partisë Socialiste, në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, ironizoi aritmetikën e demokratëve, duke komentuar fjalët e Berishës që përmendte Lamborghinin e Noizyt që kushton sa 50 mijë pensione.
Rama deklaroi se Lamborghini është i shtrenjtë, e dinë të gjithë, por siguroi që është shumë më pak se 6 milionë dollarët e paguar për lobimin e PD-së në SHBA.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“U kap me Lamborghinin e Noizyt. Dhe e krahasojnë me 50 mijë pensione. Po ju them se Lamborghini i tij kushton shumë më pak se 6 milionë dollarët se bëjnë për lobimin e “non-gratës”. Aritmetika e tyre…