“Rezultati i 11 majit në Dibër, 2:2:1”, Tom Doshi: Lufta jonë është kundër kancerit dhe varfërisë! Programi ynë, në ndihmë të të varfërve e të sëmurëve

Kryetari i PSD Tom Doshi deklaroi se social demokratët do të marrin një mandat në qarkun Dibër në zgjedhjet e 11 majit gjatë një takimi elektoral atje.

“Programi ynë është një program social dhe i realizueshëm. Duhet të na votoni sepse kemi një program në ndihmë të të varfërve e të sëmurëve. Kemi kapur pikat që prekin në shpirt njerëzit. Që ku shkojë në shtëpi thonë po kjo është e drejtë sepse unë jam e ndihmë sociale, unë jam i sëmurë.

Jeni bashkuar të majtë e të djathtë të na mbështesni, sepse mbështesni vendin tuaj. Jam këtu që t’ju jap fjalën që çfarë është thënë këtu do të realizohet.

Votoni Partinë Social Demokrate. Rezultati kësaj radhe në Dibër, 2:2:1”, tha ai.

Doshi vijoi takimet në bashkinë Kamëz duke thënë se qytetarët do të votojnë PSD për shkak të programit social të zbatueshëm në buxhetin e ardhshëm të qeverisë.

“Lufta jonë është kundër kancerit dhe varfërisë. Buxhetin për shëndetësinë do ta votojmë pozita e opozita sepse është një detyrim për të gjithë politikën shqiptare që t’u shpërbejmë to sëmurëve e të varfërve. Na votoni sepse kemi marrë përsipër të gjithë problemet që kanë shqiptarët e që realizohen, për të sëmurët, minatorët, të burgosurit politikë, i kemi përfshirë të gjithë ata që janë lënë pas dore”, tha ai.

Kreu i PSD Tom Doshi mori mbështetjen në Dibër dhe Kamëz për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook