VIDEO/ Bledion Nallbanti e godet me grusht, ndërsa “Duçja” tenton ta nxjerrë nga kamioni. Dalin pamjet nga konflikti i deputetit me drejtuesin e kamionit

News24 ka siguruar pamjet nga konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme mes deputetit Bledion Nallbanti, dhe vëllai i tij Alti Nallbati, i njohur si “Duçja”, dhe një një drejtuesi kamioni.

Nga pamjet e siguruara, duket që deputeti Bledion Nallbati godet me grusht shoferin, ndërsa edhe vëllai i tij përfshihet në konflikt duke dashur ta nxjerrë nga kamioni.

Në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa. Të tre personat janë shoqëruar pas konfliktit në ambientet e komisariatit të Devollit, ku kanë dhënë sqarime.

Më pas janë lënë të lirë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook