Nuk ka gol në pjesën e parë të finales së Play Out mes Tiranës dhe Pogradecit në “Elbasan Arena”.
Rasti i parë serioz i takoi bardhebluve, me Jarmouni që flirtoi me golin e avantazhit pas çerek ore lojë por goditja e tij u ndal nga portieri.
Ekipi i Shkëmbit festoi në fundin e pjesës së parë pas një goli fantastik nga distanca të Soler. Gjithsesi, gëzimi nuk zgjati shumë, pasi arbitri anuloi golin për faull të Micit në sulm, vendim ky i marrë pas komunikimit me VAR.