VIDEO/ Policia shoqëron kandidatin e opozitës në Fier, reagon PD: Urdhër i Belinda Ballukut, u ndalua sepse po shpërndante fletushka

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Fatjon Semanjaku, është shoqëruar sot në komisariat nga forcat e Policisë së Shtetit pas një përplasjeje me punonjës të policisë bashkiake në qendër të qytetit.

Ngjarja ndodhi pasi Semanjaku kundërshtoi heqjen e një banderole elektorale të vendosur nga strukturat e PD, duke akuzuar bashkinë për pengim të fushatës.

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, raportohet se forcat e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan kandidatin demokrat në komisariat, ku pas disa minutash ai është lënë i lirë.

Partia Demokratike e cilësoi ngjarjen si një veprim me prapavijë politike dhe një tjetër dëshmi të presionit që, sipas saj, po ushtrohet ndaj opozitës në fushatë.

“Policia e Fierit me urdhër politik të Belinda Ballukut, ka shoqëruar në komisariat, kandidatin e Partisë Demokratike Fatjon Semanjaku, pse bën fushatë dhe shpërndan fletushka në shesh”, thuhet në reagimin e PD.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook