Kandidati i Partisë Demokratike, Fatjon Semanjaku, u shoqërua sot nga policia e Fierit pas një incidenti që ndodhi në qendër të qytetit në lidhje me shpërndarjen e fletushkave elektorale, sipas reagimit të PD
ka siguruar pamjet që tregojnë momentin e incidentit që ndodhi pak më herët në qendër të qytetit të Fierit.
Pamjet tregojnë momentin kur disa efektivë të Policisë së Shtetit rrethojnë kandidatin e PD në sheshin qendror të qytetit, ndërsa ai shfaqet duke rezistuar verbalisht dhe fizikisht në disa çaste, para se të futet në makinën e policisë.
Sipas PD-së, ndalimi i kandidatit është pasojë e një “urdhri politik” për të frenuar aktivitetet e opozitës.
“Shoqërohet nga policia vetëm sepse po shpërndante fletushka dhe mbronte materialet e fushatë ,” thuhet në reagimin e PD-së.