Rriten çmimet për finalen në “Arenën Kombëtare”, FSHF nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e titullit kampion

FSHF ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e titullit kampion. Finalja e madhe e Final Four do të luhet në “Arena Kombëtare”, më 12 maj ora 20:00.

Çmimet janë rritur në krahasim me biletat e gjysmëfinaleve të Final Four. Nga 500 lekë të reja, çmimi më i lirë është 1000 lekë të reja. Biletat variojnë deri në 5000 lekë të reja.

Aktualisht vetëm Vllaznia njihet si finaliste, pasi mposhti Dinamon dje me rezultatin 2-1. Finalisti tjetër do të vendoset nga çifti Egnatia-Partizani.

Çmimet e biletave: 1000 lekë, 1500 lekë, 3000 lekë, 4000 lekë, 5000 lekë


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×