Adriatik Lapaj në Lezhë: 34 vjet demokraci, Shqipëria nuk është si e gjithë Evropa. Përballë vjedhjes së tyre, ne kemi program konkret për ekonominë

Nga Lezha, gjatë një takimi elektoral, kryetari i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, u shpreh se pas 34 vitesh, Shqipëria nuk është si gjithë Evropa, sic ishte motoja në vitet ’90.

Lapaj tha se sot pas 34 vjetësj, Shqipëria nuk ka një administratë funksionale si gjithë Evropa, nuk i ka fëmijët në vatër si gjithë Evropa.

“Cfarë është bërë në 34 vjet në këtë vend? Është vjedhur. I keni dëgjuar si thonë janë të vegjël. Se mundohen të demotivojnë qytetarin”, tha Lapaj.

Sipas tij, “Nisma-Shqipëria Bëhet” ka përballë një parti që simbol të saj ka bufin, kënetën, kukumjaçkën, që ka lënë shqiptarët pa rroga, pa spitale, pa fëmijë në shtëpi.

“Kurse ne kemi në themel të programit, ekonominë. Ne flasim për program, për zgjidhje”, tha Lapaj.

Adriatik Lapaj: Sot 34 vjet më vonë a është Shqipëria si e gjithë Evropa? A kemi administratë funksionale si gjithë Evropa, a i kemi fëmijët në vatër si gjithë Evropa. Cfarë është bërë në 34 vjet në këtë vend? Është vjedhur. I keni dëgjuar si thonë janë të vegjël. Se mundohen të demotivojnë qytetarin.

Si tha, partitë e vogla kanë interesa të vogla. Këta kanë interesa të mëdha se kanë vjedhur me fondet për inceneratorin, për check-upin. Kur e nisëm këtë rrugë ishim një grup djemsh e vajzash që na thonin se nuk e bëni dot kur kërkuam referendumin për votën e Diasporës. A është fakt që e bëmë? Kështu do ja dalim sepse ne jemi të vendosur dhe nuk do të ndalemi.

Ne kemi përballë një parti që simbol të saj ka bufin, kënetën, kukumjaçkën, që ka lënë shqiptarët pa rroga, pa spitale, pa fëmijë në shtëpi. Kurse ne kemi në themel të programit, ekonominë. Ne flasim për program, për zgjidhje.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook