Kryesocialisti Edi Rama me tone ironike ka shigjetuar gjatë një fjalimi në Elbasan Partinë Demokratike dhe procesin e primareve të saj.
“Sot paradite, teksa po i afrohesha Librazhdit, më kapi një moment frike, thashë mos më ha të gjallë Tomorr Alizoti,” tha Rama me ironi, duke shtuar më pas: “E kërkova Ludovikun, por nuk e gjeta askund.
Rama duke iu drejtuar drejtuesit politik të PD në qarkun e Elbasanit, Tomorr Alizoti tha se “tahmaja e madhe të le pa gjë, por ty tahmaja e madhe do të lërë pa zë.”
Më tej, Rama sulmoi PD për mungesën e përfaqësimit real të kandidatëve që fituan primaret brenda PD-së në Elbasan.
“E therën një gjel në Peqin, fitoi Dashi, por nuk është askund. Dashi nuk është zog këneta, ka 7 shpirtra! Edhe Hyseni i Kavajës fitoi në gjithë Tiranën, por është zhdukur. E njëjta situatë në Sarandë. Ku është doktoresha? Ku është Xheni? I ka përpirë këneta.”
Në fund, Rama u ndal edhe te figura të tjera të PD në Elbasan, Luçiano Boçin, duke e quajtur “Luciano fake Pavaroti” duke ironizuar transferimin e tij në Shkodër.
Edi Rama: Sot paradite shkova në Librazhd dhe pata një moment që më kapi frika kur po i afrohesha Librazhdit, thashë mos më ha të gjallë Tomorr Alizoti. Shkoj atje dhe gjej lumë, s’e pashë asgjëkundi Ludovikun, tani që ju shoh ju mendoj me veten e sheh mor Tomorr ca do me hëngër ti apo jo.
Ka një fjalë të urtë që thotë “Tahmaja e madhe të le pa gjo, por ty tahmaja e modhe do të lërë pa zo. Ah mor Ludovik., ke gjet vendin e gabu, forcën e gabuar me u ngatërru mor Tomorr. Më del para syve Tomorri dhe mendoj datën 12. Tomorri nuk e mendoi 2 herë kur e sollën këtu. Luciano fake pavaroti iku. Profesori iku dhe e cuan në Shkodër.
Aty në Shkodër kur e kanë dëgju operat para të gjithëve, a mund të më thotë dikush ca duhet të bëjnë demokratët e Elbasanit, me këtë tallje të madhe. Dëshmitar dhe të një gjëje të madhe.
E therën një gjel në Peqin, fitoi primaret Dashi po nuk është në asnjë vend. E therën, po Dashi nuk është zog kënete ka 7 shpirtra. Atë Hysenin e Kavajës doli fitoi Primaret në gjithë Tiranën se shohin, është te barku i bufit. Ajo e PD në Sarandë, njësoj.
Ku është doktoresha, ku është Xheni, e hëngri këneta dhe Xhenin.
()