Ceferin i drejtëpërdrejtë: Situata e stadiumeve në Itali nuk është e mirë, pres ndryshime

Aleksander Ceferin, Presidenti i UEFA-s, nuk pati fjalë të mira për situatën e stadiumeve në Itali. Në një intervistë për SportMediaset, Ceferin u shpreh se pret ndryshime.

“Mendoj se infrastruktura italiane e futbollit është për të ardhur keq. Jeni një nga vendet më të mëdha të futbollit, keni fituar shumë Kupa Bote, Kampionate Evropiane, Liga Kampionësh, por në të njëjtën kohë, midis vendeve të mëdha, keni infrastrukturën më të keqe deri më tani.

“Për të qenë i sinqertë, jam pak i lodhur nga këto diskutime rreth infrastrukturës italiane, sepse e tëra çfarë dëgjojmë janë fjalë. Shpresoj që Italia të bëjë diçka. Klubet kanë nevojë për ndihmë nga qeveria, nga bashkitë lokale dhe madje edhe nga investitorët privatë. Është koha për të vepruar, sepse situata është shumë e keqe”.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook