133 kardinalët zgjedhës janë mbledhur në Romë, në Kongregacionin e fundit të Përgjithshëm para votimit të Papës së ri.
Orari i tymit: Nëse është i zi, në orën 12:00 dhe 19:00. Nëse është i bardhë, mund të bëhet edhe në orën 10:30 ose 17:30.
Vatikani ka njoftuar se “për të përcaktuar zonën e Konklavës”, sonte në mbrëmje, në prag të Meshës pro eligendo Pontifice, “një Komision ka vazhduar me mbylljen e hyrjeve në Pallatin Apostolik, duke vendosur vulën” me fjalët “Konklavë” dhe “2025”.
Kurrë një Papë nuk është zgjedhur menjëherë, brenda ditës ka ndodhur, por jo që në tymin e parë. Ati i Shenjtë i zgjedhur më shpejt në histori ishte Piu XII, i cili u ngjit në fronin papnor në vitin 1939 pas vetëm tre votimesh
()