“Duhet një lëvizje përbashkuese për ndryshim”, Fatbardh Kadilli: Dihet fituesi i 11 Majit, PS nuk bie poshtë 75 mandateve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ishte i ftuar në “Opinion” në Neës24, ku nëpërmjet lidhjes Skype, deklaroi se rezultati i këtyre zgjedhjeve dihet, me Edi Ramën që i duhet vënë “kurora”

Sipas Kadillit, PS nuk bie poshtë 75 mandateve, ndërsa partitë e vogla do të marrin kryesisht deputetë në Qarkun e Tiranës, kjo për shkak të formulës.

“Prandaj nuk funksionojnë partitë e reja në Shqipëri, sepse krijohen me mendësi individi, kanë vetëm emrin e kryetarit dhe asgjë tjetër. Formalisht mund të kenë struktura, por është vetëm një individ. Shpërdorojnë mundësitë që kanë, që shoqëria ka nevojë. Përdoret shpesh një term, “ka hapur parti të re”. Mund të marrin një apo dy deputetë, por nuk ndryshohet asgjë me kaq.

Prisja para fushatës, që të ishte mbjellë më mirë, për të korrur diçka më mirë sot. Prisja gjithashtu që të paktën 3 parti të djathta të ishin bashkuar.

Për herë të katërt, do të kemi të njëjtën Kryeministër dhe Berishën në opozitë. Nuk do të ndryshojë asgjë. Asnjëri prejt tyre nuk lëshon në llogoren e tyre. Për katër palë zgjedhje rresht humbin dhe prapë asnjë nuk merr përgjegjësi. Ka shumë që bëjnë sikur mbështesin Berishën, ndërkohë nën zë thonë që nuk fitojmë. Realiteti i PD është më i keq se ai i 2021. Le t’i vëmë një kurorë Edi Ramës, nëse nuk krijohet një e re. Vend në politikë ka për të gjithë, por rolet duhet të rishkruhen pas 11 majit. Duhet një lëvizje përbashkësuese te demokratët.

Disa në PD janë si rrogëtarë të Edi Ramës në opozitë. Nuk u gjen një tezë politike, thjesht zëdhënësa të Berishës, ato që thotë lideri përmendin, më kujtohet shprehja: “Xhaxhi Enver, xhaxhi Enver, goja me sheqer”. Berisha dhe Rama kanë bërë kompromis me pushtetin.

PS nuk merr më pak se 75 mandate, ndërsa PD jo më pak se 45. Partitë e vogla do të marrin mandate në Tiranë, përveç Tom Doshit që merr në Shkodër 1, ndoshta edhe 2 mandate” – tha ndër të tjera Kadilli.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook