Pavarësisht se ndodhen në “zonën e kuqe”, në shtëpinë e Empolit besojnë te mbijetesa, kjo për dy arsye. E para dhe më kryesorja, ekipi toskan ka në favor kalendarin, i cili shihet më i lehtë në raport me rivalët e tjerë. Në tre javët e fundit presin Parmën, luajnë në transfertë kundër Monzës dhe e mbyllin ndaj Comos.
Sipas La Gazzetta dello Sport, një tjetër arsye e fortë pse besojnë tek mbijetesa është rikthimi i Ardian Ismajlit. Qendërmbrojtësi kuqezi ka zhvilluar dy sfida të plota, 180 minuta kundër Fiorentines dhe Lazios.
Me Ismajlin në formacion, Empoli ka gjetur më në fund qetësi në prapavijë, prezenca e tij në fushë shton La Gazzeta është një garanci më shumë për të besuar te mbijetesa.
()