FOTO/ Vijojnë kërkimet për gjetjen e të riut në Klos, ky është 29-vjeçari që përfundoi nën tokë pas shembjes së masivit të kromit

29-vjeçari Ardit Beshiri është i riu që prej rreth dy ditësh rezulton i humbur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit të kromit në zonën e quajtur Qafë-Burrel, në Klos.

Arena e Lajmit ka siguruar një foto të të riut, që dyshohet se ka humbur jetën në masivin, që u shemb në Klos.

Kushëriri i tij Malvin Taraj në një prononcim për mediat më herët u shpreh se trupi i tij mund të gjendet vetëm përmes aparaturave të posaçme, ndërsa theksoi se kjo ngjarje ka sjellë një tronditje të madhe në familjen e tyre.

Ardit Beshiri
Ardit Beshiri

“Me sa informacione kemi dimë që është një kompani turke që ka aparaturat, por emrin nuk ja di. Kemi marrë vesh që një rast i ngjashëm ka ndodhur në Vaun e Dejës dhe e kanë gjetur trupin. Deri tani më shumë ka vullnetarë dhe disa ushtarë si dhe efektivë të policisë që po kërkojnë. Nuk mund ta gjejmë privatisht, terreni është shumë i thyer, makineritë nuk futen dot”, deklaroi ai.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook