Incident në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër, 17-vjeçari bie nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në gjimnazin “Siri Shapllo”, ku një nxënës 17-vjeçar është hedhur nga dritarja e katit të dytë, dyshohet gjatë një loje me një shok klase.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, incidenti ndodhi rreth orës 13:00. Adoleshenti u transportua menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo ndonjë element tjetër që kërkon hetim të mëtejshëm.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook