Inovacion në rritje: Tirana Bank dhe komuniteti Fintech i Shqipërisë diskutojnë për të ardhmen e bankingut digjital

Në një lëvizje të guximshme për të avancuar banking-un digjital dhe për të forcuar bashkëpunimin me ekosistemin në rritje të Fintech-ve në Shqipëri, Tirana Bank, pjesë e Grupit BALFIN në bashkëpunim me Startup Albania organizuan një forum me nivel të lartë në ambjentet e Piramidës.
Ky forum ishte një hap i rëndësishëm për zhvillimin e digjitalizimit dhe inovacionit; një iniciativë që përputhet me vizionin strategjik të Grupit BALFIN për të fuqizuar sektorë të ndryshëm në Shqipëri dhe rajon.

Eventi mblodhi përfaqësues nga startup-et më premtuese të Shqipërisë dhe liderë kyç të Tirana Bank, për të nxitur një dialog konstruktiv rreth inovacionit, partneritetit dhe të ardhmes së shërbimeve financiare. Audienca e interesuar përbëhej nga njerëz të dhënë pas teknologjisë, sipërmarrës të rinj dhe drejtues ekzekutivë bankash.

  • foto galeri

Forumi solli frymën e panelit, me seanca pyetjesh dhe përgjigjesh, ndërsa nuk munguan momentet e rrjetëzimit. Diskutimet u përqëndruan rreth Digital Onboarding, eksperiencave digjitale të orientuara te përdoruesi, integrimit të Open Banking, e njëherazi në rrugëtimin inovativ të Tirana Bank dhe mundësive të partneritetit në shërbimet digjitale.

  • foto galeri

Olivier Baur, Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Tirana Bank, e hapi forumin duke ndarë vizionin e bankës për të ardhmen: “Ne nuk po adaptohemi vetëm me të ardhmen e banking-ut, por po kontribuojmë në përkufizimin e saj. Tirana Bank po kthehet një platformë digjitale të orientuar nga klientët dhe në këtë rrugëtim, i mirëpresim startup-et dhe fintech-ët. Vetëm së bashku mund të riformulojmë mënyrën se si shërbimet financiare ofrohen në Shqipëri.”

  • foto galeri

Blerina Nasto, Menaxhere e Transformimit Digjital, theksoi se bashkëpunimi është çelësi për inovacionin e qëndrueshëm: “Transformimi digjital nuk është më një mundësi, është një domosdoshmëri strategjike. Në Tirana Bank, ne besojmë se inovacioni i vërtetë ndodh kur hapim dyer për bashkëpunim. Përmes partneriteteve, mund ta përshpejtojmë rrugëtimin tonë, të çlirojmë vlera të reja dhe të mbrojmë shërbimet në një peizazh që evoluon.”

  • foto galeri

Në forum gjithashtu u theksua angazhimi i bankës për të mbështetur kompanitë në fazat e tyre të hershme, sikurse bizneset e vogla.

Marsela Kajo, Drejtuesja e Departamentit të Bizneseve të Vogla, prezantoi një ofertë të veçantë: “Në Tirana Bank, kemi krijuar një paketë specifike ku ofrojmë llogarinë dhe platformën online të bankave pa pagesë për gjashtë muaj. Kjo mundëson startup-et të regjistrohen në sistemin bankar, të testojnë platformën dhe të operojnë me funksionalitet të plotë para se të vendosin të bëhen klientë të rregullt gjatë procesit të tyre të rritjes.””

Një pjesë e rëndësishme e bisedës u fokusua në infrastrukturë dhe teknologji.

Andi Qirjazi, Drejtues i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, ndau disa të dhëna mbi zhvillimet teknologjike të bankës: “Tirana Bank është e përkushtuar në zbatimin e zgjidhjeve më të reja të bazuara në teknologjinë Cloud, duke siguruar që infrastruktura jonë të mbështesë rritjen, sigurinë dhe shpejtësinë. Gjithashtu, ofrojmë shërbimet tona duke përdorur standardin PSD2, një nga mënyrat më të sigurta për të mundësuar bashkëpunimin me Fintech-ët. Strategjia jonë në fushën e IT-së është ndërtuar mbi partneritete strategjike me liderë globalë të teknologjisë si IBM, Microsoft, Oracle dhe Cisco, për të garantuar disponueshmëri maksimale dhe cilësi të shkëlqyer shërbimi.”

Rreth sigurisë së informacionit – cështje me rëndësi të vecantë për ekosistemet digjitale –Eni Pali, Drejtuese e Sigurisë së Informacionit në Tirana Bank, u garantoi pjesëmarrësve se për bankën, është prioritet absolut.

“Me rritjen e sulmeve kibernetike në nivel global dhe lokal, kemi forcuar mbrojtjen tonë, jemi përafruar me standardet ndërkombëtare dhe kryejmë rregullisht testime penetrimi përmes palëve të treta të specializuara. Gjatë zbatimit të Open Banking kemi përballuar disa sfida, përfshirë edhe krijimin e certifikatës së sigurisë – një pengesë që arritëm ta kapërcejmë me sukses në bashkëpunim të ngushtë me Bankën e Shqipërisë.”

Forumi përfaqëson një moment kyç strategjik për Tirana Bank, teksa vazhdon të pozicionohet si partneri financiar i preferuar për startup-et, bizneset digjitale dhe kompanitë e drejtuara nga teknologjia. Me mbështetjen e Grupit BALFIN, Tirana Bank do të vijojë të luajë një rol të rëndësishëm në transformimin digjital të sektorit financiar në Shqipëri.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook