Me titullin në Serie A që nuk është më në dorën e tij, Inter hidhet all-in në Champions, ku sot në mbrëmje në “San Siro” synon kualifikimin përballë Barcelonës. Fillimisht dukej një ndeshje e pamundur, por ekipi i Inzaghi-t vërtetoi të kundërtën në Spanjë, vërtetuan se janë një ekip shumë cilësorë që mund të kalojnë Yamal dhe shokët e tij. Zikaltërit presin Barçën në shtëpi me një bonus të rëndësishëm, dolën të pamposhtur në sfidën e parë, për këtë arsye në këtë akt të dytë mjafton të fitojnë.
Lajmi i mirë është se Inzaghi përballet me Barçën me grupin e plotë, pasi Lautaro Martinez ka arritur të rikuperohet në kohë, së bashku me Thuram do të formojë dyshen e sulmit. E plota edhe mesfusha me Dimarco, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan e Dumfries. Ndërkohë treshja e mbrojtjes do të formohet nga Bissek, Acerbi dhe Bastoni. Mungesa e vetme është Pavard.
Beson shumë te kualifikimi Simone Inzaghi: “Duhet të jemi të zotë, të zhvillojmë një ndeshje si skuadër. Përballë do të kemi një skuadër të fortë, për këtë arsye kërkohet Interi i vërtetë. Yamal? E kemi analizuar mirë ndeshjen, e dimë ku mund të bëjmë më mirë. Idealja do të ishte që të ndalonim topat që shkojnë drejt tij, por Barcelona ka edhe lojtarë të tjerë shumë të fortë. Ne shpresojmë shumë te fitorja pasi kemi zhvilluar ndeshje të mëdha këtë sezon. Nëse do të luajmë me kthjelltësi, nëse vrapojmë, luajmë me agresivitet atëherë mund të arrijmë në finale. San Siro për ne do të jetë një vlerë e shtuar, në këto vite na ka ndihmuar shumë, kështu do të jetë edhe sot”, u shpreh Inzaghi ndër të tjera. Besojë te kualifikimi i Inter edhe mediat italiane:
“Ecim. Lautaro komandon, është nata e viti”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë. Në të njëjtën linjë është e përditshmja tjetër, La Gazzetta dello Sport.
()