“Më pengoi të lëviz me makinë”/ Pas kallëzimit të zv kryetarit të Bashkisë Lezhë, procedohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar nga fshati Kolsh është proceduar penalisht nga Policia e Lezhës, pas një kallëzimi të bërë nga zëvendëskryetari i Bashkisë Lezhë, F. Z.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja lidhet me një incident të ndodhur në kuadër të fushatës elektorale, ku i kallëzuari akuzohet se ka penguar me automjetin e tij lëvizjen e mjeteve në zonë.

Prokuroria ka nisur procedimin për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasin Gj. P., 38 vjeç, banues në fshatin Kolsh, pasi ka kallëzuar shtetasi F. Z., me detyrë Zëvendëskryertar i bashkisë Lezhë, se 38-vjeçari, për motive që lidhen me fushatën elektorale, ka penguar me automjetin e tij, lëvizjen e mjeteve në fshatin Kolsh.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook