Nallbati i përgjigjet Ramës: Kur ti shan me libër shtëpie në publik, je njeri me pasion. Kur sulmohemi ne, qenkemi rrugaçë!

Bledjon Nallbati i është përgjigjur Edi Ramës, teksa ky i fundit e quajti atë rrugaç pas ngjarjes ku u përfshi edhe vëllai i deputetit në Devoll.

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Korçës shkruan se nuk ka më rrugaç se Edi Rama, që kur I prishet kompjuteri në zyrë, shan me libër shtëpie në publik.

Postimi i Nallbatit:

Kur Edi Ramës i prishet kompjuteri i zyrës dhe shan me libër shtëpie në publik, ai thotë se është njeri si gjithë të tjerët, me nerva dhe pasion.

Kur kundërshtari politik i Ramës, në këtë rast im vëlla dhe unë, sulmohemi në rrugë, ngremë zërin dhe reagojmë, ne qenkemi rrugaçë!

Jo Edi Rama! Se zotëri nuk të them dot, sepse ti je vetëm një burracak dhe asgjë më shumë! Zotërinjtë me nder përballen dhe nuk fshihen pas pushtetit!

Nuk ka rrugaç më të madh sesa ti, që erdhe në pushtet me një bandë kriminelësh dhe qendron në pushtet prej kriminelëve. Në 2013-ën solle në parlament dhe në qeverisje 19 deputetë e të zgjedhur me të kaluar kriminale, trafikantë grash dhe vajzash, përdhunues, rrëmbyes njerëzish deri tek vrasës me pagesë.

Kjo është përtej rrugaçërisë! Është krim kundër atdheut!

Nuk po ndaloj tek kanabizimi i vendit, tek përcaktimi i deputetëve nga krimi i organizuar, (i kemi lexuar dhe dëgjuar bisedat mes ediramëve dhe bandave), tek lejet e ndërtimit për krimin e organizuar, tek shpallja e tyre investitorë strategjikë, tek pajisja me kazino, leje e licenca e karteleve ndërkombëtare të drogës. Kjo që drejton ti nuk është qeveri, është një organizatë kriminale mafioze! Ti je një kukull në duart e tyre, ke frikë prej tyre, sepse je peng i tyre!

Ti mund të burgosësh vëllanë tim, mund të më burgosësh mua, por je i papaftë të burgosësh ata që të mbajnë peng! Prandaj, dhe do të mbetesh një burracak fjalëshumë e punëpak!

Dhe në fund! E kuptoj pse më sulmon. Unë marr më shumë vota se ediramët që sjell në Devoll! Këtu do të vazhdoj të të mund! Burracak!

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook