Sfidat e para në ndeshjet e gjysmëfinaleve të fazes play off të NBA dhuruan surpriza interesante, me mbrëmjen e së hënës që foli me gjuhën e ekipeve udhëtuese, pasi New York dhe Denver arritën të siguronin sukses që në ndeshjet e para respektivisht ndaj Boston Celtics dhe Oklahomas.
Në Konferencën e Lindjes surprizon New York, që fitoi 108-105 ndaj kampionëve në fuqi të Boston pas kohës shtesë. Brunson dhe Anunoby realizuan nga 29 pikë secili për nju-jorkezët, një dyshe që bëri diferencën në fushë. Ndërkohë tek Celtics rezultuan të pamajtueshëm 23 pikët e dyshes Brown dhe Tatum.
Surprizuese mund të konsiderohet edhe fitorja në transfertë e Denver e cila fitoi 121-119 në fushën e Oklahoma. Kjo e fundit, me rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt, zhgënjeu në sfidën e parë, në fushën e saj. Denver bëri një paraqitje të mirë, ku shkëlqeu Nikola Jokic, protagonist me 42 pikë e 22 rebound. Ai u mbështet edhe nga Gordon me 22 pikë e Muray me 21 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Alexander Shai. Sukses I tëndësishëm ky për Nuggetts që nuk reflektuan lodhje në parket, pavarësisht se vinin nga një seri prej 7 ndeshjesh të luajtura në çerekfinale ndaj Los Angeles Clippers.