Përplasja me armë në Laç me 1 viktimë dhe 2 të plagosur, gjykata jep arrest me burg për dy të rinjtë

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin, të dy të dyshuar për përfshirje në përplasjen e armatosur të ndodhur në Laç, ku humbi jetën një person dhe u plagosën katër të tjerë, mes tyre edhe një grua që shiste qirinj në rrugë.

Klevis Ndreca u paraqit personalisht në seancë për t’u njohur me masën, ndërsa Gjeloshi, i cili ndodhet në spital për shkak të plagëve, u përfaqësua nga avokati i tij. Pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtari Lirim Buluca vendosi të konsiderojë të ligjshëm arrestimin dhe caktoi ndaj tyre masën “arrest në burg”, për akuzat e “vrasjes” dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

Nga hetimet paraprake rezulton se përplasja nisi pas një konflikti banal në trafik, ku automjetet e të rinjve preken në pasqyra. Ata ranë dakord të ndalojnë dhe të sqarohen në një segment tjetër rruge, por takimi degjeneroi në përdorim armësh. Sipas hetimit, sapo dolën nga mjetet, Klevis Ndreca hapi zjarr në drejtim të makinës tjetër.

Nga të shtënat mbetën të plagosur tre persona, përfshirë Gerald Bitrin, i cili më vonë ndërroi jetë në spital, Amarildo Ndojn – shoku i Ndrecës – si dhe një kalimtare që ndodhej në vendin e ngjarjes. Edhe Daniel Gjeloshi është kundërpërgjigjur me armë, por nuk ka plagosur askënd.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook