“Po të dojë Kavaja që ta rimarrim, duhet të na votojë ne”/ Rama: Nëse ka një qelizë komunizmi që jeton akoma është mu te truni i vogël i bufit të kënetës

Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit, kreu i PS, Edi Rama i ka bërë thirrje për mbështetje qytetarëve në Kavajë, duke theksuar se vetëm me votën e tyre, transformimi i qytetit mund të vazhdojë me vrullin e duhur.

Rama nënvizoi gjithashtu rëndësinë e datës 11 maj, e cila përputhet me një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt integrimit evropian.

“Po e them me bindje: nëse Kavaja do që ta rimarrim dhe njëherë qytetin me shumë vrull dhe ta transformojmë përsëri, duhet të na votojë ne,” tha Rama.

Ai tha se, nëse Kavaja do që të jetë pjesë e këtij procesi dhe të kontribuojë për pasaportën evropiane, atëherë është momenti për të marrë një vendim historik.

Rama theksoi se, me mbështetje nga të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste, ai ka sjellë në Kavajë “kryeministrin e luftës së Kosovës”, Pandeli Majkon, një figurë të rëndësishme në historinë e vendit, si dhe një protagonist të ndryshimeve demokratike.

Duke shigjetuar rivalin politik, Rama tha se “nëse ka një qelizë komunizmi që jeton akoma, ajo është te truni i vogël i bufit të kënetës. Mos të shkojnë të votojnë,” tha ai, duke theksuar se PS ka nxjerrë Kavajën nga një periudhë e errët dhe e ka vendosur në një rrugë të re zhvillimi.

Rama përmendi gjithashtu sfidat që kanë kaluar dhe përpjekjet që janë bërë për të transformuar qytetin dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

“Mezi e nxorrëm Kavajën nga këneta,” përfundoi ai.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook