Rama: Shqipëria, në krye të rajonit në shumë aspekte! Kush s’voton PS, më mirë të rrijë në shtëpi. Mos u hidhni në Kënetë…

Në rubrikën Sy më sy në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama tha se Shqipëria sot është në krye të rajonit në shumë aspekte. Ai tha se vendi ynë është përpara edhe sa i përket procesit të integrimit europian.

Rama u shpreh se kush nuk voton për PS-në, më mirë të qëndrojë në shtëpi. Ai shtoi se nuk është aspak mirë të votohet “Këneta”, duke thënë se diçka e tillë nuk është as higjenike.

Edi Rama: Shqipëria është në krye të rajonit në shumë aspekte, edhe në procesin e integrimit për në BE. Kandidatët tanë janë më të mirë. Kush nuk voton PS, më mirë të qëndrojë në shtëpi, mos votoni Kënetën.

Kush e ka mendjen në Kënetë, më mirë mos të votojë. Ose, PS ose mos voto fare. Mos u hidh në Kënetë, se nuk është higjienike as nga pikëpamja politike. Këtë thirrje bëj unë, pastaj të tjerat ja lëmë kohës.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook