Sërish incident zgjedhor në Lezhë! Ndalohet makina gjatë natës. Reagon Pjerin Ndreu: Po provokohen tensione pa shkak

Një tjetër ngjarje që ka lidhje me fushatën elektorale mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Nga opozita pretendojnë se ata janë ndaluar makina, pasi kanë dashur të blejnë vota.

Mësohet se konkretisht, janë ‘përplasur’ në rrugë 2 grupe, grupi i Eduart Ndocajt dhe grupi i PS ku ka qenë edhe nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Gjini. Policia është njoftuar për të shuar konfliktin, ndërsa nënkryetari Gjini nuk është shoqëruar nga policia. Eduart Ndocaj pretendon se edhe nënkryetari i bashkisë është shoqëruar.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Ai thotë se bandat e PD po provokojnë tensione pa asnjë shkak.

Reagimi i kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu:

Banda te PD vazhdojne te provokojne klime tensioni pa asnje shkak ne Lezhe! Bllokime rrugesh duke kufizuar levizjen e lire te njerezve jane bere shqetesuese! Bile nje nate kane ndaluar dhe punonjes policie!

Mbreme kane bllokuar rrugen me rrugace Zv kryetarit te Bashkise Lezhe Fatjon Zefi, Kryetarit te PS Kolsh Andi Marku! Moslejimi i levizjes ne zonat e veta dhe bllokimi i rrugeve me alibine idiote se po blihen vota, eshte shkelje flagrante e ligjit, dhe provokacion per te tensionuar fushaten ne kushtet e pamundesise per te siguruar mbeshtetjen elektorale!

Ju bej thirrje anetareve te PS te ruajne qetesine! Organet ligjzbatuese te marrin masat perkatese ndaj kujdo qe kufizon lirine e levizjes se cdo qytetari!

Karvane me makina me militante dhe arme levizin naten duke bere presione. Pse nuk duhet ne te aludojme se po bejne presion dhe po levizin duke blere vota?!

Keto jane sjellje te shemtuara qe nuk nderojne kulturen e lezhjaneve! Pseudo gangstere te ardhur gjoja me force elektorale, do shfryhen si tullumbace me 12 Maj!

Bllokimi i rruges se Zv Kryetarit te Bashkise Fatjon Zefi, i cili njihet si nje nga djemte me me integritet ne Lezhe, eshte vetedemaskimi me i qarte i farses se ashtuquajtur, “mbrojtje vote”!

Lezha sjua ka borxh kete sjellje primitive dhe provokim te ulet!

Ne nuk do te biem ne batakun e provokacioneve tuaja, megjithese e keni mbushe kupen! Por policia, prokuroria te veprojne sipas ligjit!


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook