Shehaj nga Vlora: Ëndrra jonë, të sjellim në Shqipëri çfarë kemi parë në Perëndim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në takim në Vlorë, u ndal te përvoja e emigracionit që shumë shqiptarë, përfshirë edhe vetë atë, kanë përjetuar, duke theksuar se ideali i Partisë Mundësia është ta sjellë frymën e lirisë dhe funksionimit të shtetit perëndimor në Shqipëri.

“Një pjesë e mirë e jona ka jetuar jashtë. Ikëm jashtë sepse donim një jetë më të mirë për veten tonë, për familjet tona. Dhe andej jo vetëm u rritëm, jo vetëm përfituam nga bota e lirë, por edhe mësuam shumë.”

Shehaj theksoi se përvoja e jetës jashtë e ka bërë më të qartë dallimin mes një shteti normal dhe një shteti që e pengon qytetarin.

“Mësuam që ekziston një mënyrë tjetër të jetuarit. Mësuam që ajo që shikonim këtu në Shqipëri nuk ishte normale. Mësuam se çfarë do të thotë të jetosh në botën e lirë, që nuk ke nevojë t’i shtrish dorën askujt. Se çfarë do të thotë të kesh një shtet që e ke në krah dhe jo kundër.”

Duke mbyllur fjalën e tij, ai nënvizoi se vizioni i Partisë Mundësia nuk është një eksperiment, por një rikthim i asaj që funksionon: një shtet që respekton qytetarin dhe e ndihmon të ndërtojë jetën me punë të ndershme.

“Dhe çfarë kemi parë jashtë duam ta sjellim në Shqipëri. Nuk kemi çfarë të shpikim. Thjesht kemi dëshirë të sjellim në Shqipëri çfarë kemi parë në Perëndim. Kjo është ëndrra jonë. Këtë do ta realizojmë!” – përmbylli Shehaj.

Partia Mundësia garon për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit dhe mban numrin 10.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook