Spitali Salus inauguron Departamentin e Hemodializës: Një hap i rëndësishëm për kujdesin shëndetësor në Shqipëri

Spitali Salus ka hapur zyrtarisht Departamentin e Hemodializës, duke shënuar një arritje të re në ofrimin e shërbimeve të specializuara për pacientët me probleme të funksionit të veshkave. Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të kujdesit shëndetësor në vend.

Frida Qose, Drejtuese Operacionale në Spitalin Salus, theksoi rëndësinë e këtij zhvillimi për pacientët që përballen me sëmundje kronike. “Salus hap sot Departamentin e Hemodializës. Ky departament është në funksion të pacientëve dhe përfaqëson një hap drejt ofrimit të kujdesit të specializuar. Hemodializa është një mbështetje jetike, dhe trajtimet e specializuara vijnë përmes teknologjisë më të fundit. Zgjidhni Salus për një jetë më të shëndetshme,” u shpreh ajo.

Departamenti i ri është i pajisur me aparatura moderne dhe është ndërtuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, duke garantuar siguri, komoditet dhe efikasitet në trajtim.

Edhe Dr. Edi Rembeci, mjeke nefrologe pranë spitalit, e konsideron këtë hap një kontribut të çmuar për mirëqenien e pacientëve: “Hemodializa është një procedurë jetike. Kjo procedurë është jetshpëtuese dhe këtë mënyrë terapeutike e ofron Salus me profesionalizëm dhe përkushtim,” u shpreh ajo.

Ky departament i ri jo vetëm që rrit kapacitetet e trajtimit për pacientët që kanë nevojë për dializë, por edhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës së tyre përmes mbështetjes së vazhdueshme mjekësore.

Gazetare: Megi Latifi

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook