“Vrimë miu nuk do të gjejnë”, Berisha në Durrës: Sako e Gjushi, terroristë të zgjedhjeve. Kandidatët e PD dallojnë me ta si nata me ditën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në mbrëmje në Durrës, në takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në këtë qark, ku përpos prezantimit të kandidatëve, lëshoi akuza ndaj drejtuesve të PS në Durrës.

Sipas Berishës, kandidatët e PD dallojnë si nata me ditën. Kreu i PD-së e vuri theksin në fjalën e tij te Sako dhe Gjushi, si terroristë të zgjedhjeve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Durrësit, Shijakut, Sukthit, mirënjohjen time më të pakufishme, respektin tim më të madh për këtë miting madhështor, të zjarrtë, por mbi të gjitha për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme që i keni bërë në dekada demokracisë, PD-së. Qëndrimin tuaj ndaj lirisë, dinjitetit njerëzor, vlerave të saj, dashurisë tuaj për Durrësin dhe Shqipërinë.

I dashur zoti Oerd Bylykbashi, udhëheqës politik i Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Durrës.

I dashur zoti Agron Duka, kryetari i Partisë Ambientaliste Agrare, aleat i çmuar në aleancën fitimtare për Shqipërinë madhështore.

I dashur miku unë i shquar, Filip Grifin, mik i kryestrategut të rikthimit më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit, Kris LaCivita, rikthimit të presidentit Donald Trump.

Të dashur kryetarë të PD të degës Durrës, Sukth, Shijak.

Të nderuar kandidatë dhe kandidate për deputetë të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, të qarkut të Durrësit, krenari e vërtetë e PD, krenari e vërtetë e qytetarëve të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë.

Të dashur miq, ne jemi krenarë me këta zotërinj dhe këto zonja se para së gjithash dhe mbi të gjitha këta janë një grup qytetarësh midis jush, që u përfaqësojnë ju, përfaqësojnë moralin tuaj, vlerat tuaja, interesat tuaja, virtytet tuaja.

Këto zonja dhe zotërinj dallojnë si nata me ditën, si e vërteta me gënjeshtrën me kandidatët e Sakos, me kandidatët e Pojës, me kandidatët e Hajrit, me kandidatët e terroristëve elektoralë, të cilët do marrin ndëshkimin më të merituar pas datës 12 maj.

Miq, këto zgjedhje ndajnë qytetarët, atdhetarët, ndajnë ata që duan Durrësin, ndajnë njerëzit me dinjitet, ndajnë njerëzit e virtytshëm nga ata të cilët komandohen nga bandat dhe krimi dhe besojnë se mund t’i imponojnë Durrësit vullnetin e tyre.

Ja ku po e deklaroj para jush, vrimë miu nuk do gjejnë.

Kudo që të jenë do i kapim, me Sakon, me Gjushin, me kandidatët e tyre.

Për ta nuk ka vend në parlament.

Për ta ka vend në koshin e plehrave të historisë.

E dashur Ermira, krenaria e Durrësit, krenaria e Shqipërisë dhe krenaria e kombit.

Historia që tregove këtu, arritjet tuaja janë një frymëzim për çdo shqiptar, janë frymëzim për çdo të ri dhe të re, dëshmi e asaj se çfarë mund të bëjnë me vullnetin e tyre, me karakterin e hekurt, me guximin e tyre, të rinjtë dhe të rejat mund të kapin Everestet e të gjitha fushave, në sport, në shkencë dhe kudo tjetër.

Miq, 11 Maji është një ditë e madhe në betejën e shqiptarëve për dinjitet njerëzor.

Në betejën e shqiptarëve për mirëqenie, begati dhe punësim.

Është një ditë e madhe në besimin e tyre tek Durrësi dhe Shqipëria.

Shpresat dhe besimin tek e ardhmja.

Durrësi i shekujve dhe mijëvjeçarëve, Durrësi i qytetarëve të mrekullueshëm, kryeurë e kombit me Perëndimin, kam bindjen më të thellë se me 12 Maj gdhin i tëri siç është në shpirt, fitimtar, virtuoz, i pamposhtur.

Me 11 Maj, ne ndahemi nga një lëngatë. Nga një e keqe që kaploi Durrësin dhe Shqipërinë, që i varfëroi nga viti në vit shqiptarët dhe që i largoi ata nga Shqipëria.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook