Nuk arritën të kapnin Evropën këtë sezon, edhe pse i shkuan shumë pranë, por drejtuesit e Elbasanit besojnë shumë tek projekti i nisur, besojnë shumë edhe tek trajneri Gvozdenovic.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, klubi i Elbasanit bëri publike vijimin e bashkëpunimit me teknikun serb. Gvozdenovic do të jetë në krye të Elbasanit edhe për sezonin e ri, 2025-2026.

Kujtojmë që Ivan mori drejtimin e Elbasanit në një moment të vështirë, por arrti t’i mbajë në garë deri në javën e fundit për një vend në “Final4” duke mbyllur sezonin e rregullt në vendin e 5-të.
()