Teksa na ndajnë edhe 4 ditë nga procesi i votimit, materialet zgjedhore kanë mbërritur edhe në Shkodër.
Në qark janë 8 komisione zonale të administrimit zgjedhor të cilat kanë marrë në dorëzim të gjitha materialet e nevojshme. KZAZ nr. 2 është më e madhja duke qënë se përfshin një pjesë të qytetit si dhe njësitë administrative në bashkinë Shkodër. Kryetari i saj Gazmir Jahiq tregon se po bëhën plotësimet e nevojshme dhe të shtunen nis shperndarja në 106 qendrat e votimit që kjo KZAZ ka.
“Ndodhemi në KZAZ nr 2 Shkodër. Është një nga kzaz më të mëdha thuajse në të gjithë Shqipërinë.Janë 106 Qendra Votimi me rrrth 71 mijë votues. Materialet zgjedhore kanë mbërritur. Jemi duke përpunuar materialet e nevojshme që ditën e shtunë të fillojmë shpërndarjen. Besoj që çdo gjë do të shkojë mbarë. Shperndarja do të fillojë të shtunen rreth orës 10;30 për arsye sepse njesite administrative që kemi janë me largësi relativisht të madhe. Kështu që deri më tani jemi në rregull dhe besoj që të na shkojë mirë deri në fund”, tha Jahiqi.
KZAZ nr. 1 është e vendosur në bashkinë Malësi e madhe ndërsa KZAZ-të 2,3, 4 dhe 5 në qytet. KZAZ 6 administron zonën e Vau dejësit, 7 dhe 8 Pukën dhe Fushë Arrëzin.
Sipas administratorëve janë marrë te gjitha masat që çdo qendër votimi të ketë kushtet e nevojshme së bashku me internet dhe energji elektrike.