Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në takimin përmbyllës të fushatës në Korçë, u shpreh se shqiptarët në rrugën e tyre të lirisë pësuan një aksident, përjetuam 12 vite të narkodiktaturës.
Berisha tha që vëmendja kryesore do të jetë tek të rinjtë, ku në fokus është arsimi. “Do ta bëjmë arsimin e mesëm të detyrueshëm”, – tha Berisha
Fjala e Berishës:
Rrugët ndërtohen me 10 herë mbi çmimin e zakonshëm. Do të shkojmë drejt arsimit të mesëm të detyrueshëm. Kombet që e kanë bërë këtë në arsim, kanë ecur përpara. Do të heqim mesataren për Universitetin, në mënyrë që çdokush që dëshiron të vazhdojë të lartën, e ka derën e hapur. Çdo student do të rimbursohet me 200 euro në muaj nëse studion jashtë rrethit të tij. Çdo i ri i diplomuar do të ketë një vend pune në sektorin publik ose privat.
Do të marrin grante studentë e diplomuar deri në 5 mijë euro për bizneset e reja që do të bëjnë. Duhet të kthejmë gjithë vëmendjen te të rinjtë. Çdo çift i ri do të ketë 30 mijë euro grant për t’u strehuar. Një fond i posaçëm 5 milionë euro për më të talentuarit, në çdo fushë.