Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar raportin e politikës monetare për 3 mujorin e dytë të vitit 2025.
Guvernatori i BSH, Gent Sejko u shpreh gjatë një konference për shtyp se treguesit ekonomikë për periudhën e analizuar paraqiten me ritme pozitive. Ai tha se ekonomia vijon rritjen, duke shtuar se 2-3 muajt e fundit pa patur edhe rritje të punësimit e pagave.
Gent Sejko:
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mori në shqyrtim dhe miratoi raportin e politikës monetare për tre mujorin e dytë. Ekonomia vijon të qëndrojë në një trend pozitiv zhvillimi. Vëllimi i aktiviteteve ekonomike, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten në 2-3 muajt e fundit, inflacioni qëndron në nivele të ulta, ndërsa kreditimi për sektorin privat ka shënuar rritje. Ekonomia do të vijojë të rritet me ritme solide, ndërsa inflacioni do kthehet dhe do të qëndrojë në objektiv në horizontin afatmesëm.
Viti 2024 u mbyll me rritje ekonomike 4%. Në 2025 ekonomia vijoi me rritje pozitive, por me ritme më të ngadalëta në krahasim me 2024. Rritje të konsumit dhe investimeve nga biznesi privat. Punësimi e pagat do të vijnë në rritje.
Këshilli Mbikëqnyrës i BSH vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.75%, gjithashtu të mbajë të pandryshuar normën e interesit në nivelin 1.75% dhe normën e interesit të kredisë në nivelin 3.75%
()