Në kuadër të nisjes së garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025” nga qyteti i Durrësit më 9 maj, Policia e Shtetit ka bërë publike masat që do të merren për të garantuar zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të aktivitetit.
Policia njoftoi kufizime të përkohshme në parkim dhe qarkullim për disa segmente rrugore në qytet si dhe ndalimin e lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve në zona të caktuara gjatë orareve të përcaktuara nga autoritetet.
“Durrës
📌Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Durrësit në kuadër të aktivitetit Giro d’Italia 2025”, njoftojmë qytetarët se:
📌Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të nisë nga qyteti i Durrësit më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:
📌 Ndalim parkimi
Datë 08.05.2025, ora 08:00 – 09.05.2025, ora 15:00
Segmentet e rrugëve📍:
📍Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)
📍Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)
📍Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)
📍Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)
📍Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)
📍Rruga e Re e Portit
📍Rruga “Aleksandër Goga”(nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)
📍Rruga “Dëshmorëve” (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)
📍Rruga “Adria”(nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)
📍Rruga “Pavarsia”(deri në Plepa)
📌Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 09.05.2025, ora 11:00 – 14:00
📍Rruga “Mars 91”
📍 Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)
📍Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve
📍Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit 📍Rruga “Pavarësia”
📌Ndalohet qarrkullimi i automjeteve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.
📍Autostrada “Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan”.
📌Ndalohet kalimi i këmbësorëve më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri në orën 14:00.
📍Rruga “Taulantia”(nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)
📍Rruga “Anastas Durrsaku”(nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)
📍Rruga e Re e Portit
📌Ndalohen hyrje-daljet nga Porti Durrës më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.
📌Ftojmë qytetarët të tregojnë mirëkuptim dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij eventi të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke respektuar ndalesat e përkohshme të parkimit dhe qarkullimit. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një organizim dinjitoz dhe për të treguar mikpritjen që na karakterizon”, thuhet në njoftim.