Kandidatja e PD në listë të hapur në Qarkun e Durrësit, Jola Hysaj, e ftuar në emisionin Log. në News24, të moderuar nga Endri Xhafo, u shpreh se shkon derë më derë duke i takuar personalisht njerëz.
Hysaj pohoi se kërkon të jetë sa më reale në takimet që bën, duke i shpjeguar nga afër programin. Ajo thotë se nuk premton mrekulli, por atë që thotë mundohet ta mbajë deri në fund.
Jola Hysaj: “Mamaja ime është gocë Shijaku. Për mua është një nga fushatat më të vështira, pasi kam 20 vite që jam pjesë. Është një mënyrë pune që jam mësuar. Kam dhënë mësim gati 12 vite në Universitetin e Durrësit, por më larguan se u bëra me studentët. Realiteti dhe propaganda nuk shkojnë bashkë.
Aktualisht njerëzit flasin për programin, madje edhe nga socialistë. Kam zgjedhur të shkoj derë më derë, vetëm me makinën time dhe me kushëriren. Kam zgjedhur të jem një nga këta njerëz. Empatia që unë kam zgjedhur, të jem sa më reale. Njerëzit janë disi të habitur kur unë u shkoj te dera e shtëpisë, pasi ndoshta të tjerët nuk e bëjnë.
Me paketën e emergjencën prezantohem më shumë. Të jemi realistë, nuk premtoj mrekulli. Por atë që premtoj, i shkoj deri në fund.”
()