Klos/ Asnjë gjurmë e 29-vjeçarit, në mbështetje të kërkimeve edhe forcat e FSK-së

Kërkimet për gjetjen e 29 vjeçarit Ardit Beshiri i cili u rrëmbye bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit, vijojnë pa ndërprerje.

Grupeve të kërkim-shpëtimit i janë shtuar edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë mbërritur këtë të mërkurë pranë vendit ku po zhvillohen kërkimet.

Deri tani nuk është gjetur asnjë shenjë e 29-vjeçarit, por vetëm mbetje të mjetit eskavator me të cilin ai po punonte në momentin që u rrëmbye nga rrjedha e ujit dhe inerteve si pasojë e çarjes së një prej rezervuareve të filtrimit të ujit.

Klos2
Klos2

Kërkimet po bëhen me mjete të rënda, me krah nga ana e ushtrisë si dhe me anë të disa aparaturave që detektojnë trupa nën tokë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook