Edi Rama ishte sot në Qarkun e Fierit dhe ku ironizoi edhe kandidatët e PD. Ka reaguar pas fjalës së Kryeministrit, Gazment Bardhi, i cili përmes një video, ka treguar premtimet e pambajtura të Edi Ramës.
Reagimi i Gazment Bardhit:
Besoj se njerëzit punëtorë dhe të ndershëm të qarkut të Fierit do t’i përgjigjeni Edi Ramës njësoj si unë: Gaz i botës bëhesh kur mashtron, kur vjedh. Respekti nuk vendoset me frikë dhe me dhunë.
Sa herë ka zgjedhje, Edi Rama premtimet i bën të mëdha, por punët i ka ZERO. S’ka mbajtur asnjë premtim nga fushata e kaluar. ZERO!
Tallet me socialistët e qarkut Fier, tallet me rininë, tallet me gratë, tallet me pensionistët, tallet me fermerët! Edhe sot, bëri të njëjtën gjë nga Fieri!
Një kryeministër i dështuar, që shkon nga mashtrimi në mashtrim dhe të vetmen risi në këto zgjedhje ka zëvendësimin e socialistit Gramoz Ruçi me të korruptuarën, arroganten, kandidate për burg, Belinda Balluku!
Apeli im për qarkun e Fierit: Votoni pa frikë njerëz! Votoni pa frikën e Edi Ramës!
()