Materialet zgjedhore mbërrijnë në Lushnjë dhe Divjakë, monitorohen nga organet e rendit

Mesditën e sotme kanë mbërritur materialet zgjedhore në KZAZ 55 dhe 56 të Lushnjes si dhe KZAZ 57 të Divjakës.

Raportohet se mjetet e transportit të komisionit qëndror të zgjedhjeve kanë sjellë në selitë e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve kutitë me përmbajtjen kutive të votimit për qëndrat e votimit të administruara kënga KZAZ përkatëse.

Në selinë e KZAZ 56 tek muzeu historik kanë mbërritur materialet zgjedhore të 65 qëndrave të votimit që përfshijnë qytetin e Lushnjes, ndërsa në selinë e KZAZ 55 në palestrën e shkollës Skënder Libohova kanë mbërritur 92 kutitë e votimit që qëndrave përkatëse të ish komunave, sot njësi administrative.

Gjithashtu edhe në KZAZ 57 në Divjakë në ambjentet e qendrës kulturore kanë mbërritur 67 kuti të qendrave përkatëse të votimit.

Materialet zgjedhore janë marrë nën administrim nga komisionet zonale të cilat kanë verifikuar dhe kontrolluar këto të fundit. Pritet që ditën e enjte të mbërrijnë dhe pajisjet e identifikimin PEI.

Gjithë procedura është ndjekur nga afër nga organet e rendit të cilat duke nisur nga sot do të qëndrojnë 24 orë nën monitorimin e tyre të gjitha KZAZ.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook