Cleveland Cavaljers skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes dhe një prej kandidateve potenciale për të ngritur lart trofeun e kampionit këtë sezon, rrezikon shumë eleminimin në fazën gjysmëfinale.
Kjo sepse Indiana Pacers befason Cleveland edhe në gjysmëfinalen e dytë play off në Konferencën e Lindjes, duke fituar 120-119 në sekondat e fundit dhe udhëheq 2-0 serinë. Edhe pse Cavaliers i luajtën në fushën e tyre këto dy ndeshje i humbën të dyja. Një ndeshje dramatike, me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku të gjithë titullarët e Indiana realizuan mbi 12 pikë. Nesmith the Turner me 23 pikë secili ishin më të mirët, ndërsa 48 pikët e Donovan Mitchell për Cleveland mbetën për statistikë.
Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Golden State e nisi mbarë serinë e ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Minesotës pasi arriti të fitojë jashtë fushe f 99-88, duke udhëhequr 1-0 serinë. Lodhja e 7 ndeshjeve çerekfinale nuk u ndie te skuadra e Warriors, ku u dallua Hield me 24 pikë. Ndërkohë Minestoa pasi nxorri jashtë garës Lakers do të kërkojë të barazojë serine në sfidën e dytë e cila gjithashtu do të luhet në shtëpinë e tyre.