Carlo Ancelotti-Real Madrid mbetet një çështje e hapur, por sipas mediave spanjolle është në orët e fundit. Marca zbulon se palët do të zyrtarizojnë divorcin pas përfundimit të “El Clasico” këtë fundjavë. Pavarësisht se çfarë do të prodhojë ky takim, i cili pritet të thotë shumë në lidhje me garën për titull në La Liga, palët do të njoftojnë ndërprerjen e bashkëpunimit. Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, Ancelotti dhe presidenti Perez kanë gjetur një akord total për të ndërprerë kontratën e cila i përfundonte në 2026.
Pasi të këtë bërë publike përfundimin e aventurës në Madrid, Ancelotti dhe Federata Braziliane e futbollit do të bëjnë zyrtare arritjen e marrëveshjes ndërmjet tyre. Nuk ka më asnjë dyshim në këtë pikë, të paktën sipas Marca, Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit. Arsyeja pse Ancelotti e ka më nxitim të bëjë publike “divorcin” me Realit është fakti se Brazili është i detyruar të bëjë publike listën e lojtarëve për kualifikueset e Botërorit brenda datës 16 maj.
Duke u rikthyer te Reali, nuk ka asnjë dyshim që pasuesi i Ancelotti do të jetë Xabi Alonso, por mbetet e paqartë nëse do të ulet në stolin e Realit përpara Botërorit për Klube apo pas.
()