“Opozita e bashkuar fiton 4:3 në Berat”, Lefter Maliqi: Rikthehem për herë të tretë në parlament, edhe pse jam në listë të hapur

Kandidati në listë të hapur i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, është i bindur se opozita do të fitojë në rang vendi.

Maliqi, i ftuar në “Opinion” në News24, surprizoi jo pak me fjalën e tij, teksa tha se në Qarkun e Beratit, edhe pse një zonë e majtë, opozita do të fitojë 4:3.

“Do të rikthehem për herë të tretë në parlament, pavarësisht se jam në listë të hapur. Edhe pse jemi në një qark me elektorat të majtë, fitorja do të jenë e jona 4-3 në Berat për opozitën e bashkuar. Kjo sepse pakënaqësia është e madhe.

Mua m’u grabit në Kuçovë, qytetarët do të ndëshkojnë me votë PS, madje edhe vetë administrata do të votojë kundër PS, pasi ata mbahen në punë me presione për vendin e punës. PS nuk ka çfarë jep më, e vetmja meritë e saj është shpopullimi.

Ka qenë fushatë e lodhshme, pasi janë 300 fshatra dhe 5 qytete përfshirë lagjet. Skrapari është me Ilir Metën, i guximshëm që doli në listë të hapur në Tiranë, tregon kurajon që ka si politikan.

Kam qenë i pari që kam thënë se Vetingu së pari duhej t’u ishte bërë politikanëve dhe jo sistemit të drejtësisë apo policëve. Do të flas sërish në parlament vetëm në interes të qytetarëve. Thirrja ime është e sinqertë: Të shpërndahen të gjitha kandidatët e opozitës në ato zona dhe ato fshatra që nuk ka qenë, të kontaktohet çdo qytetar, duhet çdo votë.

Bashkimi i Partisë së Lirisë në koalicion, i jep të paktën 10 vota më shumë në rang vendi ASHM-së. Do kishte qenë mirë që edhe 4 vite më parë të kishin qenë bashkë, po ju jap shembullin e Ardit Çelës, që për 15 vota, natyrisht edhe i vjedhur, nuk arriti të siguronte mandatin e deputetin. Por unë i kam bërë shumë xhelozë të gjithë, sepse marr vota majtas dhe djathtas” – u shpreh ndër të tjera Maliqi.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook