Pedagogu dhe 2 studentët e tij restauruan vullnetarisht shtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit. Bashkia e Pogradecit në heshtje të plotë

Pas ngritjes së shqetësimit nga News24 pwr shtatoren e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit në Pogradec, qw kishin nevojë urgjente për t’u restauruar, një grup pune nga Departamenti i Skulpturës, pjesë e Universitetit të Arteve në Tiranë kryen vullnetarisht restaurimin e tyre.

Dy shtatoret ishin dëmtuar nga shiu acid, ndërsa prej 1 viti e gjysmë pasardhësit e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit e kishin adresuar problematikën edhe në Bashkinë e Pogradecit, e cila nuk mori asnjëlloj mase për restaurimin e tyre.

Restaurimi i dy shtatoreve u realizua nga pedagogu Vladimir Llakaj dhe dy studentët e tij Telian Baci dhe Leonard Bica, të cilët pastruan sipërfaqen fillestare të skulpturave dhe patinën e saj me kimikatet e duhura që nuk e dëmtojnë bazën prej bronzi.

Shtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit janë ngritur në “Sheshin e trëndafilave” përballë Liqenit të Ohrit dhe Malit të Thatë dhe janë punuar nga skulptori Mumtaz Dhrami.

(Lorena Kodra/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook