“Për një shtet që nuk abuzon me pushtetin”, Gjekmarkaj nga Mirdita: Do të punojmë për një administratë që nuk i shërben partisë, por qytetarit

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ishte sot në Mirditë, teksa foli për shpresën që vjen pas 11 majit, për një të ardhme më të mirë.

Gjekmarkaj tha se Mirdita është zemra e vlerave, e punës, e qëndrimit dhe e besimit tek e ardhmja, ndaj tani është koha për punë të ndershme dhe zhvillim të vërtetë.

Postimi i Gjekmarkajt:

“Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve të lirë dhe të ndershëm të Rubikut e Mirditës, mbarë Shqipërisë!

Fitorja e thellë e Partisë Demokratike është zëri i bashkuar për ndryshim, për shpresë dhe për një të nesërme më të mirë.

Mirdita tregoi sërish se është zemra e vlerave, e punës, e qëndresës dhe e besimit tek e ardhmja. Rubiku u ngrit si kurrë më parë për të thënë me vendosmëri: Mjaft më me premtime boshe! Është koha për punë të ndershme dhe zhvillim të vërtetë.

PD është dhe do të jetë zëri i çdo familjeje mirditore, i fermerëve, i të rinjve që duan të ndërtojnë jetën këtu, në tokën e tyre, jo të largohen. Jemi të vendosur të sjellim arsim cilësor për fëmijët tanë, shërbime shëndetësore të denja, rritje pagash për punonjësit tanë, dhe mbështetje konkrete për bujqësinë, blegtorinë dhe turizmin që e bëjnë Mirditën të veçantë.

Bashkë do të ndërtojmë një ekonomi që sjell mirëqenie në çdo shtëpi. Do të punojmë për një administratë që nuk i shërben partisë, por qytetarit. Për një shtet që nuk abuzon me pushtetin, por e vendos atë në shërbim të njerëzve.

Rubiku foli. Mirdita vendosi. Është koha të ecim përpara me PD, me qytetarët, me shpresën!

Le të jemi krenarë për këtë hap të madh. Le ta mbajmë gjallë frymën e fitores. Sepse Mirdita meriton më shumë. Sepse Rubiku meriton më mirë. Dhe së bashku, do t’ia dalim!

Për një të ardhme më të mirë, për një Mirditë më të fortë, me Partinë Demokratike!”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook