(VIDEO) Aksident në aksin Fier-Lushnje/ Kamioni përplaset me ambulancën, plagosen 4 persona, mes tyre një polic

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit” .

Raportohet se një kamion është përplasur me një ambulancë, dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur katër persona të lënduar dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore.

Të 4 të lënduarit në momentin e përplasjes ndodheshin në ambulancë, më saktë ndodhej pacienti me probleme mendore, babai i tij , infermieri dhe një punonjës policie.

Paraprakisht dyshohet se kamioni i ka prerë rrugën ambulancës. Burimet nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të lënduarve është e mirë përveç punonjësit të policisë, i cili është dëmtuar në njërën këmbë.

Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar menjęherë policia, ambulanca dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Ndërkohë është krijuar edhe radhë e gjatë automjetesh si pasojë e bllokimit të trafikut.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, në vendin e quajtur “Vajkan”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin I. S., dhe autombulanca me drejtues shtetasin J. T.,

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pacienti, shtetasi G. Z., 38 vjeç dhe personat që shoqëronin pacientin nga spitali psikiatrik Vlorë, për në banesë, shtetasi E. Z., 74 vjeç, banues në Skrapar, babai i pacientit, shtetasi H. B., 54 vjeç, punonjësi i policisë në Komisariatin e Skraparit (SPZ), dhe shtetasi T. M., banues në Çorovodë, infermieri, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook