VIDEO/ PSG kualifikohet në finalen e Champions, eleminon Arsenalin dhe tani sfidon Interin

PSG është kualifikuar për në finalen e madhe të Champions League. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit, parisienët fituan 2-1 në aktin e kthimit.

Pjesa e parë do vendosej nga goli i Fabian Ruiz. Në të 72-tën, Hakimi dyfishoi shifrat, duke dërguar në festë tifozerinë.

Për t’u theksuar edhe një penallti e humbur e Vitinhas.

Anglezët u futën në lojë me golin e Saka, por shumë vonë për të ndryshuar fatin e këtij takimi.

Pavarësisht 5 minutave shtesë, rezultati mbeti i njëjtë.

PSG shkon në finale, aty ku do përballet me Interin.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook