Yamal i zhgënjyer pas eleminimit në Champions: Dhamë gjithçka, rikthejmë atë klub ku e meriton

Eleminimi nga Champions League ka sjellë zhgënjim të madh te Barcelona. Pas dështimit ndaj Interit në gjysmëfinale, sulmuesi i katalanasve, Yamal, ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Ne dhamë gjithçka. Këtë vit nuk funksionoi, por do të rikthehemi, mos kini dyshime për këtë. Nuk do ndalemi derisa ta rikthejmë këtë klub aty ku e meriton, në krye.

Unë i mbaj premtimet që jap. Do e sjell trofeun e Champions League te Barcelona. Tani të përqendrohemi te ndeshja e radhës. Të Dielën na pret një tjetër finale”, ka shkruar Yamal.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook