Aksioni i SPAK në Shkodër/ Policia e Shtetit jep detaje: Sekuestrohen para, tollona nafte dhe lista me emra qytetarësh

Në kuadër të një hetimi për krime zgjedhore, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, zhvilloi fazën e parë të operacionit policor të koduar “Premtimi” në qarkun Shkodër. Operacioni synon goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me procesin zgjedhor.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, u ushtruan kontrolle ndaj gjashtë shtetasve dhe në nëntë automjete të tyre, në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar para (në euro dhe lekë), tollona karburanti, telefona celularë, dokumente dhe lista me emra qytetarësh. Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht këtë veprimtari të dyshuar kriminale që lidhet me krimet elektorale.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Punë intensive në bashkëpunim me SPAK, për parandalimin dhe goditjen e krimeve në fushën e  zgjedhjeve.

U zhvillua në qarkun Shkodër, faza e parë e operacionit policor të koduar “Premtimi”.

Në bashkëpunim me BKH, u zbatuan vendimet për kontrollin personal dhe të automjeteve  ndaj 6 shtetasve.

Sekuestrohen celularë, para dhe lista me emra qytetarësh që u gjetën këtyre shtetasve.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës intensive të bërë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, zhvilluan sot, në qarkun Shkodër, fazën e parë të operacionit policor kundër krimeve zgjedhire, të koduar “Premtimi“.

Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;

-automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;

-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;

-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;

-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;

-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.;

-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona  karburanti.

Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook