Berisha zbulon pse erdhi LaCivita në Shqipëri: E solli në Tiranë programi i PD, i ngjashëm me atë të Reganit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi në Shkodër, ka zbuluar, sipas tij, arsyen e ardhjes në Shqipëri të Chris LaCivita-s.

Berisha tha se LaCivita është tërhequr nga programi i ri i PD-së, të cilin ai e përshkroi si të frymëzuar nga filozofia reaganiane, që beson në fuqizimin e individit dhe ekonominë e tregut të lirë. Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri disa premtime kyçe, përfshirë subvencione për fermerët, zgjidhjen e çështjes së pronave, dëmshpërblime për të përndjekurit politikë dhe rritje të pagave dhe pensioneve mbi mesataren e rajonit.

Sali Berisha: La Civita-n e solli në Tiranë programi i Reganit, programi i atyre që besojnë në fuqinë e individit. Ne do subvencionojmë fermerin. Për 4 vite, do marrë fund problemi i pronave. Të përndjekurit politikë do të marrin dëmshpërblimet për katër vitet që vijnë. Rrogat dhe pensionet do të rriten derisa të jenë më lart se gjithë rajoni. Ky komb duhet të vijë sërish në moshën e rinisë së tij. Mund të vendosim arsimin e mesëm si të detyruar. Çdo student jashtë rrethit të tij do ketë bursën 200 euro. Do japim 30 mijë euro grant për çiftet e reja, që të blejnë apartamentin e tyre.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook