“DASH nuk u pajtua me vendimin politik kundër Berishës”/ Mediu: 11 Maji është dita juaj, vendosni për familjen tuaj

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një takimi elektoral në Shkodër, deklaroi se Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka treguar se nuk mbështet, sipas tij, vendimin politik kundër ish-kryeministrit Sali Berisha për non gratën.

Mediu theksoi se Shqipëria ka qenë madhështore në momentet kur ka përqafuar demokracinë dhe integrimin perëndimor, por akuzoi kryeministrin Edi Rama për përpjekje për të dëmtuar marrëdhëniet me SHBA-në. Ai përmendi takimet e Berishës me liderë të BE-së dhe figura të afërta me Donald Trump, duke e cilësuar 11 Majin si një ditë vendimtare për të ardhmen e familjeve shqiptare.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në Shkodër: Shqipëria ishte madhështore kur në vend arriti demokracia, ishte Madhështore kur hymë në NATO, kur liberalizuam vizat. Por, Rama kërkoi të shkatërrojë marrëdhëniet tona me SHBA-të. Dje, DASH tregoi se nuk pajtohet me vendim politik kundër Berishës dhe historisë së shqiptarëve. Sot, Sali Berisha po takohet me të gjithë liderët e BE-së, ja ku jemi sot me Chris LaCivita, me njerëzit më të afërt me Trump. 11 Maj është dita juaj, është dita e fëmijëve dhe familjeve tuaja.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook